Lajme
Mjekja shqiptare në Gjermani: Situata e menaxhimit atje dhe diaspora shqiptare
Diaspora shqiptare në Gjermani
Mjekja shqiptare, Brunilda Koduzi, ka folur rreth shifrave të përhapjes së Covid-19 në Gjermani. Ajo është mjeke radiologe pranë klinikës “Neumaier” të qytetit të Regensburgut, ku dhe po ndjek specializimin në radiologji diagnostike, përcjell albinfo.ch.
Ajo është radiologe në klinikën Neumaier me qendër në Regensburg, Bayern, Gjermani. Koduzi tani bën pjesë në Organin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rreth zhvillimeve më të fundit të pandemisë globale në Gjermani dhe specifikat e përhapjes së re të Covid-19. Ajo në një intervistë dhënë për gazetën Diell tregon situatën aktuale në Gjermani.
“Aktualisht, 24.07.2020 Instituti Robert Koch deklaron në Gjermani 815 raste të reja të infektuar me COVID 19, kjo vetëm në 24 orët e fundit. Krahasuar me ditën e djeshme (23.07.2020) që dokumentonte 569 raste të reja apo ditën e pardjeshme (22.07.2020) me një numër rastessh të reja prej 454 si dhe me numrin e rasteve të reja të të infektuarve në javët e fundit, i cili varionte 400-600, mund të themi që Gjermania po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve në ditë”, tha ajo.
Sipas virologëve, situata shihet kritike, për shkak se ndjekja zinxhir e infeksionit si dhe zbulimi i vatrës së infeksionit është veshtirë e identifikueshme.
“Janë të shumtë faktorët të cilët mund të kenë ndikuar ne këtë situatë. Si faktor kryesor shihet reduktimi i masave kufizuese, rikthimi i përditshmërisë ka rritur nivelin e kontakteve. Një faktor tjetër mendohet se janë të infektuarit që kthehehen prej pushimeve nga vënde të ndryshme. Rritja e konsiderueshme e numrit të testimeve mendohet se ështe një tjetër faktor, i cili ka influencuar në shifrat aktuale, shembull sipas Institutit Robert Koch, ku vetëm në javën e kaluar janë kryer 531 571 testime gjithsej në gjithë Gjermaninë, krahasuar kjo me javën e dytë të majit (09.05.2020-15.05.2020), ku numri i të testuarve ishte 127 457”, tha ajo.
Situata e krijuar në muajt e fundit globalisht edhe për shqiptarët që jetojnë larg vendlindjes kanë treguar si gjithmonë solidaritetin që na karakterizon dhe forcën për të mbijetuar mbi çdo vështirësi.
“Unë do lutesha të mos lejojmë frikën dhe ankthin të drejtojnë shëndetin tonë fizik dhe mendor apo të bëhen pjëse e përditshmërisë, por me durim dhe përgjegjshmëri për jeten të qëndrojmë sëbashku pozitiv në sfidat e radhës. Edhe pse momentalisht vëmendja drejtohet në infeksionet e shkaktara nga COVID 19, duke marrë parasysh dhe spektrin e gjërë të patologjive të ndryshme që diagnostikojmë çdo ditë, do të dëshiroja të theksoja se është mjaft e rëndësishme paraqitja, diagnoza dhe trajtimi në kohë i të gjitha patologjivë të tjera, të cilat janë po aq të rëndësishme. Mos hezitoni t’u drejtoheni klinikave dhe spitaleve apo të kontaktoni mjekët përkatës në kohë, sigurisht duke respektuar rregullat përkatëse.
Përshëndetje të përzemërta për shqiptarët brenda trojeve të Shqipërisë dhe atyre në diasporë!”, u shpreh Koduzi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













