Uncategorized

Modelistja Xenia tregon se si vishen lojtarët helvetë

Xhaka kërkon veshmbathjet e shtrenjta, Xhemaili është shumë shumë elegant, Behrami ka flokë tërheqëse por atlete pak katundare. Shaqiri kërkon të veshet me stil, përcjell albinfo.ch.

Sa bukur vsihen lojtarët e ‘NATI’? Modelistja Xenia Tchoumi (30) ka treguar për “Blick” se shumica e lojtarëve helvetë janë të veshur bukur dhe me stil. “Por ka dallime mes tyre,” vijon ajo.

“Nga Ricardo Rodriguez jam i zhgënjyer, kam pritur më shumë. Çdo gjë që vesh Xhaka është markë. Ai i do firmat,” përcjell albinfo.ch deklaratën e 30 vjeçares për ‘Blick”. “Blerim Xhemaili është tip shumë shumë shumë elegant. Valon Behrami ka flokë tërheqëse, por atletet i ka pak katundare.”

Në fund ajo ka komentuar edhe Xherdan Shaqirin: “Ai kërkon të vishet me stil. Kjo vërehet lehtë.”