Lajme
Molla, vetitë e një frute të jashtëzakonshme
Përfshirja e mollës së kuqe në një regjim ushqimor, madje edhe në dieta, specifike ofron një sërë avntazhesh, pasi kjo frutë ndihmon për t’u ngopur më parë, por ka edhe një sërë vetish kuruese, përcjell albinfo.ch.
Mollët janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të reduktuar problemet në aparatin tretës, si dhe parandalojnë disa lloje tumoresh. Molla e kuqe ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll nivelin e insulinës, pastron organizmin nga metalet e rënda në trup, si plumbi apo mërkuri.
Sipas mjekësisë kineze, kjo frutë forcon zemrën, përmirëson funksionimin e mushkërive dhe zvogëlon mukozat.
Studime të ndryshme thonë se ngrënia e një molle në ditë mund të reduktojë sëmundje të lëkurës, ndërsa ngrënia e pesë kokrrave në javë, ul rrezikun e sëmundjeve respiratore, si astma.
Mirëpo, ngrënia e një kokrre molle para çdo vakti ndihmon për t’u dobësuar më lehtësisht për shkak të aftësisë për të ngopur dhe ka 50 – 80 kalori, në varësi të madhësisë.
Molla e kuqe është e pasur me vitaminë A, C si dhe përmban fosfor, heku, kalcium dhe potas. Ndonëse nuk e zëvendëson dot furçën e dhëmbëve, ngrënia e një molle ndihmon në pastrimin e gojës dhe redukton dukshëm praninë e karieve.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














