Lajme
Mollët jeshile dhe e mira e tyre për shëndetin
Mollët e gjelbra janë fruta të preferuara për shumë njerëz. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë. Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm
Mollët e gjelbra janë fruta të preferuara të shumë njerëzve. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë. Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm. Megjithëse mollët vijnë në disa ngjyra, variantet e gjelbra janë më të shëndetshmet nga të gjitha.
Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër:
Të pasura me fibra
Mollët jeshile janë një burim i bollshëm i fibrave që ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe pastron sistemin tuaj të tretjes. Hani një mollë jeshile çdo ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha problemet e tretjes.
Forcon kockat
Molla jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave. Ajo parandalon çështjet kronike mjekësore si reumatizma, pasi rrit funksionet e gjëndrës tiroide.
Mirëmban shëndetin e mushkërive
Kur krahasohen me simotrat e tyre të kuqe, mollët e gjelbra kanë veti anti-azmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti anti-inflamatore.
Ndihmon në uljen e peshës
Mollët jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin e tyre. Ky frut ka kalori të ulta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë për të luftuar më gjatë urinë.
Më të mirat kundër diabetit
Mollët e gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u përballur me probleme si diabeti.Njerëzit që hanë këtë frut çdo ditë, mund të parandalojnë me 30% shanset për zhvillimin e diabetit të tipit II.
Zhduk toksinat e organizmit
Molla e gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe elementë të tjerë.
Rrit shëndetin e mëlçisë
Mollët jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit.
Bën mrekulli për gjakun
Prania e Vitaminës K në mollën e gjelbër ndihmon në cilësinë e gjakut. AgroWeb.org ju tregon se njerëzit të cilët pijnë lëngun e këtij fruti, do të përjetojnë shërim më të shpejtë nëse kanë lëndime ose plagë.
Fuqi kundër plakjes
Mollët jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes. Duke pirë çdo ditë lëngun e këtij fruti ose duke ngrënë një mollë, do të reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë edhe më tepër rinore.
Ul tensionin e gjakut
Mollët e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruti i gjelbër dhe lëngu i tij konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të lartë të gjakut. AgroWeb
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? Për shkak të topografisë së Zvicrës, disa pjesë të vendit kanë më shumë gjasa se të... -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003











