Bota
Mosha mesatare e jetëgjatësisë në Kinë do të kalojë mbi 80 vjeç
Mosha mesatare e jetëgjatësisë në Kinë do të kalojë mbi 80 vjeç deri në vitin 2040.
Sipas gazetës China Daily, mësohet se revista mjekësore The Lancet ka kryer një studim mbi moshën e jetëgjatësisë të 195 vendeve nga viti 2016 deri në vitin 2040.
Në studimin e kryer parashikohet se jetëgjatësia mesatare do të jetë mbi 80 vjeç në 59 vende, duke përfshirë edhe Kinën deri në vitin 2040, ndërsa gjithashtu theksohet se do të rriten vdekjet nga aksidentet dhe sëmundjet, si Alzheimer dhe ato të mëlçisë.
Kina, e cila aktualisht ndodhet në vendin e 68-të nga pikëpamja e mesatares aktuale të jetëgjatësisë, bëhet e ditur se do të rritet duke u renditur në vendin e 39-të, ndërsa SHBA-ja, e cila ndodhet në vendin e 43-të, do të ketë një rënie duke vajtur në vendin e 64-të.
Bashkë me këtë theksohet se deri në vitin 2040 do të ketë përmirësime edhe në kohën e jetëgjatësisë të shumë vendeve, si dhe parashikohet që mesatarja e jetëgjatësisë në vendet e Republikës së Afrikës Qendrore dhe vendet afrikane, si Somali dhe Zimbabve, do të ulet nën moshën 65 vjeç.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











