Lajme
Moti i keq godet Evropën! Humbin jetën 3 persona, mes tyre një fëmijë
Një valë e motit të keq ka marrë jetën e të paktën tre personave në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.
Stuhi dëbore dhe erëra të forta kanë bllokuar fshatra dhe rrugë nëpër Ballkan. Në jug të Serbisë, policia njoftoi se kish’ gjetur një burrë të vdekur, teksa ka ndihmuar rreth 20 personave që të dalin nga makinat e bllokuara, shkruan REL.
Fshatrat në lindje të Bosnjës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa zona e Sokollacit ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Si pasojë e erërave të forta, një fëmijë ka vdekur në Sllovaki, pasi është goditur nga një tabelë e sinjalistikës rrugore. Në Republikën Çeke një dru ka rënë mbi një makinë duke lënë të vdekur një person.
Në Rumani, erërat dhe bora e madhe kanë bllokuar trafikun, ndaj janë anuluar 30 udhëtime me tren. Mot i ngjashëm është regjistruar edhe në Bullgari, ku në aeroportin kryesor të këtij vendi janë anuluar disa fluturime, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











