Integrimi
Motoristi kosovar (25) humb jetën duke dashur të shpëtojë këmbësoren
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kosovari kishte humbur kontrollin mbi motor tij kur kishte dashur t`i shmangej një këmbësoreje që i kishte dalë në rrugë
Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në mëngjesin e të enjtes në Berlin ka humbur jetën një motorist 25 vjeçar me prejardhje nga Kosova. Sipas policisë motoçikleta e tij është përplasur në stacionin e tramvajit dhe pastaj ka rrëshqitur rreth 80 metra nga vendi i përplasjes.
I riu, i cili ishte i veshur dhe i pajisur sipas rregullave të motoçiklizmit, ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes ndërsa. Kalimtarët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit dhe po ashtu kanë bërë përpjekje për ta shpëtuar viktimën (sipas medieve gjermane, me emrin Dehmat S.).
Të gjitha përpjekjet e mjekut të emergjencës dhe ekipit të shpëtimtarëve për ta shpëtuar kosovarin, që kanë zgjatur rreth njëzet minuta, kanë përfunduar pa sukses. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kosovari kishte humbur kontrollin mbi motorin e tij kur kishte dashur t`i shmangej një këmbësoreje që i kishte dalë në rrugë. Bëhet e ditur se këmbësorja në fjalë ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan berlinerzeitung.de.
Kufoma e të riut është transportuar rreth orës 5 të mëngjesit. Motoçikleta është konfiskuar nga policia. Vazhdin të mbetet e paqarte nëse kosovari ishte nën ndikimin e alkoolit ose jo.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra













