Kosova
MPJ-ja përgënjeshtron mediat serbe, nuk u pengua zyrtari ndërlidhës
Ministria e Punëve të Jashtme i vlerëson si tërësisht të pavërteta dhe të papërgjegjshme deklaratat e institucioneve shtetërore të Serbisë në lidhje me pretendimet për “pengesat, të cilat zyrtari ndërlidhës i Serbisë i ka hasur gjatë kryerjes së obligimeve të tij”, në Kosovë, shkruan Albinfo.ch
Kjo ministri thekson se zyrtari ndërlidhës i Serbisë në Kosovës nuk ka pasur asnjë pengesë dhe vështirësi në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij, ashtu siç përcaktohen me Marrëveshjen e Brukselit. “Sa u përket pretendimeve dhe akuzave të pabaza për mospërmbushje të detyrave që rrjedhin nga Marrëveshja e Brukselit për Zyrat Ndërlidhëse, Ministria e Punëve të Jashtme thekson se Policia e Republikës së Kosovës do të jetë në kohën dhe vendin e caktuar nga zyrtari ndërlidhës i Republikës së Serbisë dhe do t’i përmbushë detyrat dhe obligimet e veta me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, ashtu siç ka vepruar çdoherë deri më tash”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













