Kosova

MPJD: Në mesin e të plagosurve në Finlandë, edhe një vajzë shqiptare nga Kosova

Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se ka arritur të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Finlandë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me famijen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t‘ju mbajë të informuar sapo të pranojë dhe të konfirmojë informatat e reja që ndërlidhen me këtë ngjarje tragjike”, thuhet në njoftim.