Kosova

MSH në Kosovë: Mbi 90 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar

Shumica e viktimave që u shënuan të dielën në Kosovë kanë qenë të pavaksinuar kundër koronavirusit, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Minsitria e Shëndetësisë.

Të dielën, më 29 gusht, Kosova regjistroi 36 viktima, që është numri më i lartë i viktimave të regjistruara brenda një dite, që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020.

Nga kjo ministri thanë se disa nga viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Mbi 90 për qind të viktimave të regjistruara, fatkeqësisht kanë qenë të pavaksinuar”, tha për Radion Evropa e Lirë Faik Hoti nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë.