Kuriozitete
Mungesa e gjumit çon tek mendimet për vetëvrasje
Shkencëtarët amerikanë kanë gjetur se sasia e gjumit më pakë se gjashtë orë gjatë natës trefishon mendimet për vetëvrasje te të rinjtë e moshës nga 13 deri në 19 vjeç.
Gjatë studimit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “JAMA Pediatrics”, janë përdorur të dhënat e Hulumtimit i Sjelljeve të Rrezikshme te të Rinjtë të kryer në mes të shkurtit të vitit 2007 dhe majit të vitit 2015.
Në studim, pjesëmarrësit janë ndarë në tre grupe, persona që flenë tetë orë ose më shumë, shtatë orë dhe gjashtë orë ose më pak, ndërsa janë analizuar sjelljet e konsideruara si shumë të rrezikshme te këto grupe.
Në studim u konstatua se të rinjtë që flenë më pak se gjashtë orë në natë, në krahasim me ata që flenë tetë orë ose më shumë, kanë tre herë më shumë sjellje të rrezikshme, siç janë mendimet për vetëvrasje, planifikimi ose tentativa për vetëvrasje.
Studimi ka analizuar edhe sjellje të tjera të rrezikshme, siç janë drejtimi i makinës në gjendje të dehur, përdorimi i alkoolit, duhanit dhe lëndëve narkotike, si dhe agresiviteti.
Ndryshe, Hulumtimi i Sjelljeve të Rrezikshme te të Rinjtë ka treguar se mbi 70 për qind e të rinjve të shkollave të mesme flenë më pak se tetë orë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat