Lajme
Mungesë koordinimi në Gjermani, polici qëllon ndaj ushtarit të Bundeswehrit
Operacion policor i dështuar në Altenerding, ushtar gjerman plagoset nga policia
Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e vogël Altenerding, në landin e Bavarisë, ku një operacion policor në shkallë të gjerë përfundoi me plagosjen aksidentale të një ushtari gjerman, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimeve të autoriteteve lokale, disa qytetarë kishin raportuar në polici praninë e një personi të armatosur me një armë të gjatë në zonën e Hohenlindener Straße. Si reagim, policia mobilizoi njësi të shumta në terren, të mbështetura edhe nga një helikopter policor.
Gjatë ndërhyrjes, oficerët qëlluan me armë ndaj personit të dyshuar, i cili u plagos. Vetëm më vonë u zbulua se i plagosuri ishte një ushtar i Bundeswehrit, që po merrte pjesë në një stërvitje ushtarake të planifikuar në atë zonë.
Hetimet paraprake tregojnë se mungesa e koordinimit ndërmjet forcave të policisë dhe ushtrisë çoi në keqkuptimin e rrezikshëm. Zyrtarë nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit (LKA) kanë marrë në dorë hetimin dhe po punojnë ngushtë me Bundeswehr-in për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.
Fatmirësisht, ushtari ka marrë plagë të lehta dhe, pas trajtimit mjekësor në vendngjarje dhe më pas në spital, është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ngritur pyetje serioze mbi protokollet e komunikimit ndërmjet forcave të rendit dhe atyre ushtarake në Gjermani, veçanërisht në situata ku stërvitjet zhvillohen pranë zonave të banuara.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












