Futboll
Murat Yakin: Kemi praktikuar penalltitë, shpresoj që të jemi triumfues
Zvicra do të përballet ditën e nesërme kundër Italisë në “Olimpiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024, përcjell albinfo.ch.
Në prag të takimit, trajneri i Zvicrës, Murak Yakin, ka folur në konferencën tradicionale për mediat, ku ka folur në lidhje me ndeshjen por edhe për kundërshtarin e nesërm:
“Ne kemi pasur kohë që të praktikojmë penalltitë.
Të gjithë patën mundësinë të gjuajnë nga një në stërvitje dhe ne mbajtëm disa shënime. Por, sigurisht, nuk është e njëjta gjë kur je nën presion dhe në një situatë stresuese. Ne kemi eksperiencën nga kompeticioni i kaluar, por shpresoj që loja të na shohë ne triumfues.
Ne kemi luftuar shumë që të shkojmë deri këtu, dhe janë ndeshje shumë speciale. Në çdo vit, kombëtarja zviceriane ka zhvilluar lojëra interesante. Jemi shumë të lumtur që do të luajmë kundër Italisë, do të jetë një lojë shumë e hapur. Nuk dua të them se kush do të jetë favoriti. Ne i dimë kualitetet e tyre, taktikat e tyre dhe temperamentin, pra do jetë diçka speciale dhe ne shpresojmë që do të jetë një ndeshje e njëjtë me ato që kemi zhvilluar me ta më përpara.
Italia është shtëpia e futbollit taktik, dhe mua më pëlqen shumë se si ata i bëjnë gjërat. Ata mbrojnë si një skuadër dhe si një shpirt i vetëm. Ne jemi përgatitur për gjithçka, por në fund duhet të fokusohemi te sistemi im, që duhet t’i kontrollojmë kundërshtarët dhe t’i surprizojmë ata.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?











