Botë
Muzeu i Luvrit mbyll përkohësisht dyert për shkak të mbingarkesës turistike

Muzeu i famshëm i Luvrit, një nga institucionet më të njohura të artit në botë, ka ndalur aktivitetin përkohësisht si pasojë e një proteste të papritur nga punonjësit e tij. Ky vendim nuk u diktua nga ngjarje ekstreme si lufta apo ndonjë akt dhune, por nga lodhja dhe pakënaqësia e stafit që thotë se muzeu po përballet me një krizë të thellë përbrenda.
Pamjet e turistëve që qëndronin në radhë jashtë portave të mbyllura të muzeut treguan qartë një situatë të pazakontë: vizitorë me bileta në dorë, të paqartë për arsyen e mbylljes së muzeut më të vizituar në botë, transmeton albinfo.ch.
Stafi protestoi gjatë një mbledhjeje të zakonshme, duke refuzuar të vijojë punën për shkak të fluksit të pakontrollueshëm të turistëve, mungesës së theksuar të personelit dhe kushteve të vështira të punës. Përfaqësues të sindikatës “CGT-Culture” deklaruan se situata është bërë e papërballueshme dhe kërkojnë zgjidhje urgjente.
“Ekipet tona janë nën presion të vazhdueshëm. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e artit, por edhe me mirëqenien e njerëzve që kujdesen për të”, u shpreh Sarah Sefian nga sindikata.
Kjo mbyllje vjen pak muaj pas prezantimit të një plani 10-vjeçar nga presidenti Emmanuel Macron, që synon modernizimin e muzeut dhe zgjidhjen e problemeve si rrjedhjet, infrastruktura e vjetëruar dhe kontrolli i vizitorëve.
Megjithatë, për punonjësit, këto masa afatgjata nuk mjaftojnë për të përballuar krizën e tanishme.
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit, policia zbuloi se shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane. ...
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
Jeta në Zvicër
-
Lajme të rëndësishme nga Zvicra që duhet t’i dini për këtë javë Punonjësit zviceranë fitojnë paga më të larta se të huajt dhe disa profesionistë të rinj nga...
-
Grisons: Alpinisti vdes në Zernez
-
Kanton i vogël, ndikim i madh: Tani papritmas 84 milionë njerëz po lexojnë për Glarus
-
Ku duhet ta çoni makinën tuaj për servis dhe riparime në Zvicër?
-
Parandalimi dhe teknologjia mund të kursejnë miliarda në kujdesin shëndetësor zviceran