Lajme
Mynihu forcon masat kundër koronavirusit për shkak të rritjes së numrit
Qyteti i Mynihut po forcon masat e koronavirusit.
Në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, autoritetet në kryeqytetin bavarez kanë vendosur t’i bëjnë të detyrueshme maskat në vende të caktuara publike dhe rrugë në qendër të qytetit.
Kjo u vendos në një takim që përfshinte ekipin e qytetit për menaxhimin e krizave, i cili u takua të hënën në mëngjes.
Rregullorja do të zbatohet nga e enjtja e tutje dhe do të prekë zonat duke përfshirë Marienplatz dhe Viktualienmarkt. Përveç kësaj, rregullat e mëtejshme do të hyjnë në fuqi nga e enjtja: Vetëm pesë persona do të lejohen të takohen në hapësirat publike, tha Kryetari i Bashkisë Dieter Reiter.
Përjashtim bëjnë takimet e dy familjeve, të cilat së bashku përbëjnë më shumë njerëz, ose të afërm të ngushtë. Si një masë e mëtejshme, një kufi maksimal prej 25 personash do të lejohet në hapësirat e brendshme dhe 50 personave për takime jashtë.
Kjo vlen për festat private të tilla si ditëlindjet, dasmat apo edhe funeralet. Ngjarjet e rregullta si teatri ose koncertet nuk preken nga ky kufizim.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur turmat, dhe kjo vlen veçanërisht për festimet,” tha Reiter.
Të Dielën, shifrat e koronavirusit në Mynih arritën 55.6 raste të reja për 100,000 banorë në një javë. Në Gjermani, masat shtrëngohen në rajone ose qytete kur arrihet pragu i 50 rasteve të reja për 100,000 njerëz në shtatë ditë, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













