Lajme

Mynihu lehtëson masat

Shteti gjerman vazhdon të jetë nën masa të rrepta shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit në vend, mirëpo meqë landet janë autonome në vendosjen e masave, Mynihu ka ndërmend të lehtësojë shumëçka, duke nisur nga dita e sotme, transmeton albinfo.ch.

Pas raportimit të institutit mjekësor vendas për rënien e infektimit për 100 mijë banorë në 94,5, autoritetet e gjejnë të nevojshme që të krijojnë lehtësira për qytetarët e tyre.

Ora policore nuk do të zbatohet më, si dhe dyqanet, muzetë dhe kopshti zoologjik do të lejohen të rihapen, thuhet në udhëzimin e autoriteteve shëndetësore. /Albinfo.ch