Bota

Nacionaliteti i viktimave të aeroplanit ukrainas që u përplas në Iran

Aeroplani Boeing-737 i Ukrainës është rrëzuar në Iran, ku mbetën të vdekur më shumë se 170 njerëz në bord.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko, bën të ditur se 63 nga këto viktima ishin shtetas kanadezë.

Ndërsa 82 viktima të tjerë ishin iranianë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë.

Ambasada e Ukrainës në Teheran tha se përplasja e avionit erdhi pasi pati defekte motori i saj dhe se kjo nuk kishte aspak të bëjë me sulme, shkruan BBC.