CH-Ballkani
Nacionalizmi shqiptar pengesë për ambiciet ballkanike të Erdoganit
Refuzimi i Ali Ahmetit për të shoqëruar Erdoganin, largimi i flamurit turk nga Mirdita dhe historia e shqiptarëve është pengesa e Erdoganit, shkruan mes tjerash media greke.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hapur disa fronte ushtarake në Lindjen e Mesme, në të njëjtën kohë, ai kërcënon këtu dhe atje rreth detit Egje dhe Mesdheut. Kjo nuk do të thotë se Ballkani është jashtë radarit të tij.
Sipas të përditshmes greke Kathimerini, presidenti turk po tenton të manipulojë shqiptarët etnikë në Ballkan, përmes radikalizimit të tyre, megjithatë, këtu ka hasur në një pengesë – nacionalizmin shqiptar.
Duke cituar frazën e Pashko Vasës, se “feja e shqiptarit është shqiptaria,” e përditshmja më e madhe greke thotë se shqiptarët “mirëpresin investimet turke ose para për konstruktimin e xhamiave, por shumë pak banorë dëshirojnë të jetojnë ndër një demokraci siç ka ndërtuar Erdogani në shtëpi.”
Shumica e shqiptarëve e kanë orientuar veten drejt perëndimit, kurse thuajse të gjithë mendojnë se Islami, pjesërisht islami radikal, prek identitetin e tyre Kombëtar. Këtu përmendet edhe historia shqiptare, që flet për luftë pesëshekullore ndaj osmanëve dhe largimin e flamurit turk nga hidrocentrali prej banorëve vendas të Mirditës.
Erdogan mund ta shikojë veten si lider i muslimanëve të Ballkanit, por kur ai së fundi vizitoi Shkupin, lideri i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, refuzoi ta shoqëronte atë në një turne të vendbanimeve etnike shqiptare dhe i ndaloi ministrat e tij që të bashkoheshin me të, shkruan në fund e përditshmja greke.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












