Kosova
NATO e gatshme të ndërhyjë nëse ka dhunë

“NATO nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet që po bëjnë Kosova dhe Serbia, por ushtarët e saj janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate në rast të përshkallëzimeve të ngjarjeve”.
Kështu është shprehur një prej ka komandantëve të NATO-s, James Foggo, i cili është duke qëndruar në Kosovë.
Admirali amerikan, Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli ka thënë se rreth 4,000 ushtarë të NATO-s janë të gatshëm për çdo gjë.
“Nuk shoh asnjë kërcënim për integritetin e Kosovës”, ka thënë Foggo gjatë një konference për shtyp në bazën e ushtarake të KFOR-it Nothing Hill në afërsi të Leposaviqit, përcjell albinfo.ch.
“KFOR është shumë i fortë dhe ne nuk shohim ndonjë problem në të ardhmen e afërt apo të largët”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët rreth shkrimeve të vazhdueshme në media për opsionet e ndarjes së Kosovës, ai ka thënë se “këto janë pyetje politike që duhet të zgjidhen përmes dialogut Prishtinë-Beograd”.
Admirali Foggo ka thënë se diskutimet në Beograd mund të sjellin edhe protesta në rrugë, por ai u ka bërë thirrje të gjithëve që edhe në rast të pakënaqësive, ato të shprehen në mënyrë demokratike.
“Çdo herë që ka diskutime për zgjidhje kontraverse politike për problemet në Ballkan, ka potencial për trazira. Dhe rrjedhimisht jemi të vetëdijshëm se kjo është një kohë e rëndësishme, se ka shumë diskutime përtej kufijve të Kosovës, siç thashë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, udhëheqësit politikë që përpiqen t’i zgjidhin disa çështje të vështira”, theksoi ai.
“Në demokraci, jo të gjithë pajtohen, disa njerëz i shprehin mosmarrëveshjet e tyre në rrugë, unë do të ju rekomandoja që të mos e bëjnë këtë gjë, ose nëse veprojnë kështu, si në çdo demokraci të civilizuar, kjo gjë të bëhet në mënyrë paqësore. Ne do të jemi këtu për t’i mbështetur institucionet e Kosovës, të cilat ruajnë sigurinë, gjatë këtij muaji dhe muajve të tjerë të vitit”, ka thënë Admirali Amerikan.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër