Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen Ardit S. mbyti gruan e tij, Besimen...
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gjenevë
-
Liverpuli kërkon mbrojtësin shqiptar që luan në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Vlerësimi i turizmit zviceran në tre vjetët e rimëkëmbjes pas pandemisë Turizmi i Zvicrës ka bërë bilancin e tre vjetëve të para që nga fillimi i pandemisë...
-
Zvicra deri në vitin 2033 do të ketë 2300 mjekë të përgjithshëm më pak
-
Pesë lajme nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Sa gjasa keni për t’ju vjedhur në Zvicër dhe si mund ta shmangni atë?
-
A ofron Zvicra një ekuilibër të dobët punë-jetë për familjet?