Lajme
Ndalet prodhimi i iPhone-ve në dy fabrika në Kinë
Pegatron është bërë kompania e fundit teknologjike, e cila ka ndalur operacionet për prodhim të telefonave të kompanisë amerikane Apple, iPhone, për shkak të masave të izolimit në Shangai, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë, kompania ka thënë se ka pezulluar përkohësisht prodhimin në dy fabrikat e saj në Kinë.
Ky njoftim vjen pasi autoritetet kanë lehtësuar disa prej kufizimeve për koronavirus në Shangai më 12 prill.
Kjo ka nënkuptuar që disa prej 25 milionë banorëve të qytetit mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas disa javëve.
Qyteti është izoluar në fund të muajit mars, pasi numri i infektimeve është rritur në kryeqytetin financiar të Kinës.
Pegatron ka thënë se ka ndalur punën në fabrikat në Shangai dhe Kunshan “si përgjigje ndaj masave parandaluese për COVID-19”.
Kompania ka thënë se do të punojë me autoritetet “për t’iu rikthyer punës sa më shpejt që është e mundur”.
Edhe dy kompani të tjera, Quanta dhe Compas Electronics, të cilat prodhojnë pajisjet MacBook dhe iPad të kompanisë Apple, kanë pezulluar po ashtu punën, ka raportuar media japoneze, Nikkei.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale