Lajme
Ndalohet përdorimi i TikTok në SHBA
Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbështetur një ligj që do të ndalojë përdorimin e TikTok në SHBA nëse kompania e saj me bazë në Kinë nuk e shet platformën deri më 19 janar.
Kompania ByteDance u urdhërua gjatë vitit 2024 që t’i shiste aplikacionin një blerësi në SHBA ose do të ndalohej deri më 19 janar teksa sfidoi ligjin dhe argumentoi se ai shkel mbrojtjen e fjalës së lirë për më shumë se 170 milionë përdorues të aplikacionit në SHBA, transmeton albinfo.ch.
Argumenti u refuzua sot nga gjykata më e lartë e vendit, që do të thotë se TikTok tani duhet të gjejë një blerës të miratuar për versionin amerikan të aplikacionit ose të përballet me një ndalim. Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kanë akuzuar ByteDance se është e lidhur me qeverinë kineze dhe kanë ngritur shqetësime se cënon sigurinë kombëtare të SHBA.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











