Lajme
Nderohen shqiptarët e rënë në luftën e Kroacisë
Me ftesë të Shoqatës Shqiptare të Mbrojtësve të Kroacisë në Luftën Atdhetare, një delegacion kosovar i udhëhequr nga ministri i Diasporës, Valon Murati po qëndron në Kroaci
Një delegacion kosovar i udhëhequr nga ministri i Diasporës, Valon Murati po qëndron në Kroaci, për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në përkujtim të bashkatdhetarëve shqiptar që luftuan për çlirimin e Kroacisë. Delegacioni kosovar po merr pjesë me ftesë të Shoqatës Shqiptare të Mbrojtësve të Kroacisë në Luftën Atdhetare.
Këto aktivitete po zhvillohen në bashkëpunim me komunën e Bogdanovcit dhe nën patronazhin e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Në emër të Republikës së Kosovës, ministri Murati, bashkë me zëvendësministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Latifi dhe ambasadoren e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, i nderuan të rënët shqiptarë e kroatë, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e luftëtarëve dhe viktimave të kësaj lufte.
Me këtë rast, ministri u takua edhe me familjarët e nëntë shqiptarëve të vrarë në këtë betejë, të familjeve Bardheci, Lleshi dhe Krasniqi.
Gjithashtu, Murati vizitoi edhe varrezat qendrore të dëshmorëve dhe civilëve të vrarë të Vukovarit, varrezën masive Ovqara, si dhe u prit nga kryetari i Bashkisë së Vukovarit, Ivan Penava, me të cilin foli për fuqizimin e raporteve mes shqiptarëve dhe kroatëve, përkatësisht mes Republikës së Kosovë dhe asaj të Kroacisë.
Gjatë ditës së sotme, ministri Murati do të marrë pjesë në tryezën me temën “Kontributi i shqiptarëve në luftën atdhetare”.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














