Kosova
Ndërpritet greva në Aeroportin e Prishtinës
Punëtorët e Sindikatës kishin hyrë në grevë si pasojë e moszbatimit të kërkesave të tyre.
Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë të ditur se ka ndërprerë grevën disaditore, siç thuhet, pas diskutimeve të brendshme.
“Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se pas diskutimeve brenda kompanisë me Sindikatën e Punonjësve të Aeroportit ‘Adem Jashari’ kemi ardhur në një konkludim të përbashkët dhe si rezultat i kësaj, greva nuk do të vazhdojë. Të gjitha detajet e tjera janë subjekt i çështjeve të brendshme të kompanisë dhe nuk do të bëhen publike”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Ditë më parë, punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” kishin hyrë në grevë si pasojë e moszbatimit të kërkesave të tyre.
Zbatimi i Kontratës Kolektive ishte një nga kërkesat e punëtorëve, por e cila sipas menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, konsiderohet joligjore.
Kontrata Kolektive parasheh shujtën, shpenzimet e udhëtimit dhe pagën jubilare çdo 10 vjet për punëtorët.
Kontrata Kolektive në Kosovë është një marrëveshje e arritur në bazë të Ligjit të Punës, dhe si e tillë ligjërisht rregullon të drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe privat. Ndërkohë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka përkrahur kërkesat e punëtorëve.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













