Lajme
Ndjenja e izolimit shtyn të rinjtë të largohen nga Kosova
Mosnjohja nga disa vende të BE-së dhe organizata ndërkombëtare dënon të rinjtë në vendin ku 70 % e popullsisë janë nën moshën 35-vjeçare, që të jenë të izoluar dhe të mos kenë perspektivë ekonomike
Pa lirinë e lëvizjes dhe me një papunësi prej 60 %, perspektiva ekomomike për të rinjtë nën moshën 35-vjeçare është shumë e vështirë, shkruan ‘internacional.elpais.com’.
Mosnjohja e disa vendeve të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare dënon të rinjtë, ku 70 % e popullsisë janë nën moshën 35-vjeçare, që të jenë të izoluar dhe të mos kenë perspektivë ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Shkalla e papunësisë kalon 60 % në mesin e të rinjve, sipas statistikave zyrtare. Spanja është njëra nga pesë anëtarët e BE-së, që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, dhe kjo bën që vendi të ketë vështirësi për të marrë vizat.
Nita Deda, drejtoreshë i Dokufest, një festival ndërkombëtar i filmave të shkurtër dhe dokumentar që e ka vendosur kulturën e Kosovës në hartë, nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në festivalin e San Sebastian, edhe pse ishte ftuar, duke iu mohuar një vizë për të udhëtuar në Spanjë.
Xhudistja Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljen e artë në Rio, në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike, kishte përdorur pasaportë shqiptarë për të marrë pjesë në një takim në Barcelonë pak para Olimpiadës.
Nga Bashkimi Evropian, Spanja është në krye të refuzimit së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Nga frika se njohja e Kosovës, e cila shpalli Pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, mund të vendoset një precedent për Kataluninë, edhe pse kontekstet janë shumë të ndryshme, Madridi insiston në refuzimin e saj.
Kosova është e pranuar në UEFA e FIFA, por edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por jo në UNESCO. Vendi përballet me krizë ekonomike, derisa të rinjtë largohen nga vendi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














