Lajme
Ndoshta tri palë zgjedhje në 2013?
Partitë më të mëdha politike në vend, PDK-ja dhe LDK-ja, zyrtarisht i mbesin besnik marrëveshjes politike që zgjedhjet presidenciale të mbahen në mënyrë të veçantë nga ato të përgjithshme, pavarësisht se situatat e ndryshme shpeshherë e kanë diktuar përcaktimin e itinerarit të zgjedhjeve.
Por disa nga partitë politike mbajnë qëndrim të rezervuar, duke e arsyetuar këtë me situatat që mund të kalojë vendi, shkruan gazeta Kosova Sot.
Në prill të këtij viti institucionet e vendit ishin përfshirë në një krizë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi shkelje me rastin e përzgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Megjithatë, përtej këtyre deklarimeve politike, burime brenda procesit të zhvillimeve thonë se gjasat që më 2013 të mbahen njëkohësisht tri palë zgjedhje janë të mëdha.
“Kjo mund të jetë jo vetëm për shkak të proceseve politike, por edhe për shkak të barrës së madhe që paraqesin zgjedhjet për votuesit”, thonë burime të gazetës.
Vitin e ardhshëm kanë qenë të planifikuara zgjedhjet presidenciale, ndërsa një vit më vonë ato parlamentare, të cilat do të pasoheshin nga ato lokale.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













