Maqedonia
Ndryshimi i emrit të Aeroportit në Shkup relakson raportet Athinë-Shkup
Sipas mediave në Greqi, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka shprehur dëshirë të jetë i pari i cili nga Athina me aeroplan do të aterojë në Shkup, pas ndërrimit të emrit të aeroportit
Vendimin që kishte marrë Qeveria e Maqedonisë për t’ia ndërruar emrin Aeroportit të Shkupit dhe Autostradës drejt Greqisë, kanë gëzuar Athinën zyrtare. Madje ndryshim i emrit të aeroportit nga Aleksandri i Madh në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mund të ndikoj që shumë shpejt shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias ta vizitojë Shkupin.
Kryeministri maqedonas , Zoran Zaev kishte njoftuar se kabineti i tij kishte miratuar një propozim për të vendosur një emër të ri për Aeroportin nga “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” dhe të një autostrade në vendi, që lidh Maqedoninë me Greqinë, nga “Autostrada Kombëtare Aleksandri i Madh” në “Autostrada Kombëtare e Miqësisë “
“Në rast se bëhen këto hapa simbolike, nuk duhet të përjashtohet mundësia që ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, së shpejti me aeroplan, të vijë në Shkup, me linjë të drejtpërdrejtë nga Athina, i pari pas shumë viteve”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”, ndërsa me koment të ngjashëm është edhe botimi online i gazetës “Proto tema”, duke publikuar se shefi i diplomacisë greke “i përgatit valixhet për në Shkup”.
“Kotzias po përgatitet për udhëtim në IJRM pas ndryshimit të emrit të aeroportit”, thekson “Pro tema”, shkruan alsatm.
Sipas mediave në Greqi në periudhën e fundit Nikos Kotzias, ka shprehur dëshirë të jetë i pari i cili nga Athina me aeroplan të vinte në Shkup, nëse edhe në praktikë zbatohen paralajmërimet e kryeministrit të Maqedonisë nga Davosi për riemërimin e aeroportit dhe autostradës.
“Ky është një hap pozitiv që përbën një kthesë në mosmarrëveshjet e dekadave të fundit dhe tensioneve midis dy vendeve. Ky është një vendim i rëndësishëm lidhur me çështjen e irredentizmit dhe shpresojmë se do të jetë fillimi i një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE Një ish-anëtar i Këshillit Federal thotë se e vetmja mënyrë se si Zvicra do të arrijë...
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten