Kosova
Ndryshimi i kufijve vazhdon të mbetet temë e agjendës politike në Serbi
Serbia vazhdon të mos heqë dorë nga shkëmbimi i territoreve
Njohësit e zhvillimeve politike thonë se Serbia nuk po heq dorë nga ideja e shkëmbimit territorial.
Pas përfundimit të samitit të Brdo-Brijunit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq para mediave serbe ka thënë se nuk ka pranuar që në konkluzat e takimit të përmendet mos ndryshimi i kufijve në rajon.
Ai ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk është respektuar parimi i mos ndryshimit të kufijve, përcjell Albinfo.ch.
Profesori i Oksfordit Richard Caplan ka komentuar këtë qëndrim të Vuçiqit.
“Është me rëndësi që komentet e Vuçiqit të vendosen në perspektivë për t’i kuptuar reaksionet e liderëve tjerë të Ballkanit. Vuçiqi propozoi vendosjen e një gjuhe të caktuar për mos ndryshim të kufijve që u interpretua si mohim i shtetësisë së Kosovës si shtet i pavarur. Në vend të kësaj u përmenden vetëm kufijtë rajonal në kontekstin e integrimit në BE”, ka deklaruar Caplan për RTV Dukagjinin.
Ish deputeti Visar Ymeri, thotë se Serbia vazhdon të mos heqë dorë nga shkëmbimi i territoreve.
“Është e qartë se Serbia nuk heqë dorë lehtë nga ideja e këmbimit të territoreve apo ndryshimit të kufijve. Edhe në të kaluarën e ka pasur këtë synim, mirëpo tani jemi në një situatë që ka ndryshuar politika globale për këtë çështje sidomos ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për dallim nga Administrata e kaluar amerikane, kjo e tanishmja ka një qëndrim eksplicit kundër ndryshimit të kufijve. Mendoj se kjo e bënë këtë ide për ndryshim të kufijve jashtëzakonisht më të zbehtë”, deklaroi Visar Ymeri.
Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidentja Osmani janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve si pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














