Lajme

Ulje e ndjeshme e infektimeve në Gjermani

Ka disa muaj që Gjermania ka shënuar mes 20-30 mijë infektimesh, mirëpo ky numër duket së është ulur dukshëm, transmeton albinfo.ch.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19 dhe ka regjistruar mbi 7 mijë infeksione të reja me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit për 7,141, në 2,040,659, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

Numri i raportuar i të vdekurve u rrit për 214, në 46,633, tregojnë shifrat.