Lajme
Në aeroportin e Vjenës, testi i shpejtë i koronavirusit kushton 190 euro
Në aeroportin e Vjenës nga e hëna do të keni mundësinë të bëni testin e koronavirusit. Rezultatet i merrni brenda 3 orësh, ndërsa pagesa për këtë test të posaçëm kushton 190 euro.
Të gjithë ata që zbresin në aeroportin e Vjenës, e kanë të obliguar të paraqesin një vërtetim të koronavirusit jo më të vjetër se 4 ditë ku tregon se janë negativ. Në të kundërtën detyrohen të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.
Mirëpo, nga e hëna pasagjerët që vijnë me aeroplan në Vjenë, është edhe një mundësi e re. Nëse pasagjerët nuk e kanë vërtetimin dhe nëse nuk dëshirojnë të rrinë në karantinë, ata mund t’i nënshtrohen një testi të shpejt për korona virus me një pagesë prej 190 euro. Rezultatet e testit mund të dalin brenda 2-3orësh. Nëse rezultati del negativ, atëherë ata nuk janë të obliguar të qëndrojnë në karantinë, shkruajnë mediat austriake, transmeton Albinfo Austria.
Fillimisht duhet të lajmëroheni
Për të e bërë testin e korona virusit ju duhet të lajmëroheni paraprakisht përmes telefonit apo Email-it. Laboratori gjendet në Office Park 3 (kati përdhes) në ambientet e aeroportit. Testet pozitive të virusit njoftohen drejtpërdrejtë tek autoritet.
Rezultatet i merrni brenda 3 orësh
Testi i koronavirusit bëhet përmes analizës së fytit dhe rezultatet mund t’i merrni brenda 3 orësh. Kjo mundësi nuk vlen vetëm për udhëtarët por, për të gjithë ata që dëshirojnë të sigurohen nëse janë të infektuar apo jo. Pagesa është e njëjtë prej 190 euro.
Aeroporti i Vjenës është duke operuar me fluturime për në Doha, Dortmund, Dusseldorf, Frankfurt, Hamburg, Lisbona, Sofja si dhe fluturime private dhe te biznesit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












