Lajme

Në ambientin e “KP Frankfurt” u shënua 26-vjetori i Epopesë

Edhe në Frankfurt u shënua 26-vjetori i Epopesë nga shqiptarët

Në ambientet e ‘KP Frankfurt’, u shënua 26-vjetori i Epopesë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Pas intonimit të himnit shtetëror dhe atij kombëtar, nje fjalë rasti u mbajt nga Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili theksoi se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 5,6 dhe 7 mars 1998 nga Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, shënon një nga ngjerjet më të rëndësishme historike të kombit tonë. Ajo ishte beteja që përcaktoi të ardhmën e vendit tonë, nga një periudhë pushtimi në një shtet të lirë dhe sovran.

Me një përformancë muzikore me tinguj të folklorit burimor u paraqit këngëtari Avdullah Bajrami.

Invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët u përkisnin zonave të ndryshme operative gjatë luftës, evokuan kujtime nga Epopeja e Luftës Çlirimtare dhe nga beteja të tjera triumfuese, prej të cilave buron liria.

Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve dhe të rënëve për liri, shkruan Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 8 persona