Integrimi
Në BE priten edhe 3 milionë refugjatë deri në vitin 2017
Refugjatët do të kenë një ndikim të dobët por pozitiv në rritjen ekonomike të BE-së
Gjatë dy viteve të ardhshme në shtete e BE-së do të vijnë edhe tre milionë refugjatë tjerë dhe pritet që kjo të ketë ndikim pozitiv në ekonominë evropiane. Këto janë të paktën pritjet e autoriteteve të BE-së, të cilat i ka shprehur sot në një konferencë për medie komisioneri i BE-së Pierre Moscovici.
Ai, në dritën e një vështrimi mbi impaktin ekonomik të refugjatëve në periudhën 2015-2017 të publikuar të martën nga BE, ka thënë se refugjatët do të kenë një ndikim të dobët por pozitiv në rritjen ekonomike të BE-së. Bruto produkti si rezultat i prurjeve te refugjatëve në viti 2017 do të ketë rritje prej 0.2% deri 0.3%.
Sigurisht, këto të dhëna duhet të vërtetohen në mënyrë empirike gjatë muajve të ardhshëm. Sepse do të ketë shpenzime shtesë të dedikuara për refugjatët por do të ketë po ashtu më shumë refugjatë me të drejtë qëndrimi dhe pune që do të hyjnë në tregun e punës. Kjo tregon se disa stereotipe mbi impaktin e refugjatëve duhen ndryshuar, ka thënë më tutje Moscovici.
Po ashtu ai ka shtuar se ndikimi i fluksit të refugjateve nuk është i njëjtë për të gjitha shtetet, por është evidente se do të krijohen gjithandej vende të reja pune. Për këte arsye duhen ndërmarrë masa për integrimin e refugjatëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër