Kultura
Në Belgjikë prezantohet tradita e kulinarisë shqiptare
Në Bruksel është zhvilluar panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel” ku u prezantua tradita shqiptare e kulinarisë u prezantua në një aktivitet të veçantë.
Kjo nismë është bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “Promovimi i kulturës dhe traditës së kulinarisë shqiptare në Bruksel vazhdon, shkruan Albinfo.ch
E veçanta e këtij aktiviteti është autobusi lëvizës, i cili ishte në sheshin “Place du Luxembourg”, ku edhe u zhvillua aktiviteti”, ka thënë Majko. Përgjatë këtyre dy ditëve të gjithë shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të Brukselit, kanë mundësinë të shijojnë produktet tipike tradicionale shqiptare.
“Dita e Kulinarisë” përpos promovimit të produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet për ruajtjen e identitetit kombëtar, ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e kulturave gastronomike dhe bashkëpunimit me kompani të vendit pritës të Diasporës shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve














