Lajme
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, u mbajt prezantimi i romanit “ë” të autores Jehona Kicaj, një vepër e cila është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin gjerman të librit 2025, një nga vlerësimet më prestigjioze në letërsinë gjermane dhe evropiane, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij hyrëse, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, vlerësoi lartë krijimtarinë e autores Kicaj, e cila me romanin e saj të parë ka shkruar histori, duke hyrë në përzgjedhjen e ngushtë për këtë çmim të rëndësishëm – suksesi më i madh i një autoreje me origjinë nga Kosova në hapësirën letrare gjermanishtfolëse.
Gjatë diskutimit, Jehona foli për librin e saj dhe shprehu mirënjohjen për përkrahjen e dhënë nga institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe për organizimin e këtij promovimi në Ambasadën e Kosovës në Berlin. Romani “ë” është tashmë një bestseller për të cilin kanë shkruar mediat kryesore gjermane, duke vlerësuar lart stilin, tematikën dhe mënyrën e veçantë të të shkruarit të autores.
Përmes veprës së saj, Jehona Kicaj i ka dhënë zë viktimave të luftës së Kosovës, duke e bërë kujtesën pjesë të pandarë të narrativës së saj letrare. Ajo i jep zë dhe fuqi atyre që kanë vuajtur, duke luftuar kundër harresës dhe heshtjes përballë krimeve serbe ndaj popullatës civile shqiptare.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të institucioneve kulturore gjermane, të një numri të madh të mërgatës shqiptare, si dhe dashamirësve të letërsisë dhe artit gjerman.
E-Diaspora
-
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia Po numrohen votat nga diaspora, ende në pritje të atyre nga SHBA, Kanada dhe Australia... -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptar nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Erëza Suka pranë gjysmëfinales së “The Voice of Germany”
Jeta në Zvicër
-
Analiza e smzh: Marrëveshja tregtare me SHBA-të – forcim për eksportet, sfida për frangun Zvicra ka arritur një marrëveshje të rëndësishme tregtare me SHBA-të, përmes së cilës tarifat amerikane të... -
Dy automjete dhe një zyrë përfshihen nga flakët në Bazel, dyshohet zjarrvënie -
Ekonomia zvicerane mund të marrë frymë më lirishëm pas marrëveshjes me SHBA-n -
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore












