Bota
Budapest, nxirren trupat e katër turistëve
Anija që e goditi ishte zvicerane, derisa hetimet janë duke vazhduar
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e katër turistëve të mbytur në ujërat e Danubit në Budapest, pas operacionit të nxjerrjes së anijes që u fundos dy javë më parë.
Anija ‘The Mermaid’ u fundos brenda pak sekondash, më 29 maj, pasi që një anije tjetër, e cila ishte më e madhe, e goditi nga mbrapa.
Anija që e goditi ishte zvicerane, derisa hetimet janë duke vazhduar, përcjell albinfo.ch.
26 turistë koreano-jugorë dhe dy hungarezë kanë vdekur në tragjedinë më të rëndë që ka ndodhur në këtë lumë. Kapiteni i anijes që e shkaktoi aksidentin, një 64-vjeçar ukrainas, po mbahet në arrest nga policia.
Avokati i tij tha se ai e goditi anijen, por nuk bëri asnjë gabim, për shkak se anija e tij po vepronte sipas instruksioneve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja Industria farmaceutike, ndërtimtaria dhe hoteleria mbështeten kryesisht te fuqia punëtore nga Bashkimi Evropian, ndërsa arsimi dhe... -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit













