E-Diaspora
Në cilin vend aplikojnë më së shumti shqiptarët për azil?
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues
Shqipëria vijon të jetë shteti evropian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE.
Sipas statistikave që ka publikuar Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Evropian. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040, shkruajnë mediat shqiptare.
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues, përcjell albinfo.ch.
Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.
Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.
Gjatë tremujorit të dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Evropian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasuar me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131400 azilkërkues.
Numri më i lartë i azilkërkuesve vjen nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Ndërkohë që këtë tremujor numër të lartë aplikuesish për herë të parë ka edhe Venezula, vend i cili po përjeton një krizë të fortë ekonomike.
Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikime për azil janë ende në pritje.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqipëria prezantohet me sukses në panairin ndërkombëtar A+A 2025 në Dyseldorf Gjermani: Shqipëria prezanton cilësinë dhe inovacionin në A+A 2025... -
Suedi: Ftesë për kompanitë kosovare në eventin B2B & Matchmaking të sektorit ICT -
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare -
Anna Krasniqi fiton Grand Prix në Itali -
Konsullja e Kosovës në Gjenevë viziton ekspozitën e Anjesa Dellovës në Galerinë Fabienne Levy
Jeta në Zvicër
-
Dogana ndalon fluksin e porosive të paligjshme online në Cyrih Gjatë një kontrolli prioritar në kantonin e Cyrihut, u zbuluan importe të shumta të paligjshme. Midis... -
Çfarë synon saktësisht të bëjë propozimi zviceran kundër imigracionit “jo 10 milionëve”? -
Sa do të kushtojnë biletat për trenin e ri të natës nga Zvicra në Suedi? -
Gjithçka që duhet të dini rreth ndryshimit të sigurimit tuaj shëndetësor zviceran në vitin 2025 -
Pse 570,000 të huaj në Zvicër mund të marrin papritmas leje qëndrimi të përhershme









