Lajme
Në gjashtë muaj Suedia regjistroi më së shumti vdekje në 150 vjetët e fundit
Në 6-mujorin e parë të këtij viti Suedia ka regjistruar më së shumti vdekje në 150 vjetët e fundit.
Suedia ndryshe nga vendet tjera evropiane ka ndjekur një strategji tjetër kundër pandemisë Covid-19 duke mos u mbyllur. Por, nga janari deri në qershor janë regjistruar 4.500 vdekje nga Covid-19, numër ky i cili aktualisht ka arritur në 5 mijë e 800.
Në total në Suedi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 51 mijë e 405 persona. Kaq shumë njerëz në këtë vend nuk kanë vdekur që nga viti 1869 kur ndërruan jetë 55 mijë e 431 nga uria. Atë kohë Suedia numëronte popullsinë rreth 4.1 milionë ndërsa tani janë rreth 10.3 milionë.
Zyrtarët suedezë kanë deklaruar se vdekshmëria është rritur rreth 10 për qind nga Covid-19. Në muajin prill kjo përqindje kishte arritur deri në 40, për shkak të një rritje të numrit të vdekjeve të lidhura me koronavirusin.
Në Suedi nuk ka pasur asnjëherë mbyllje totale sikurse në vendet tjera evropiane, kjo e fundit ishte fokusuar për luftimin e pandemisë me mbajtjen e distancës.
Por ndryshe nga Suedia, Norvegjia e cila ka përdorur masa restriktive ka shifra shumë më të mira të Covid-19 me vetëm 260 raste të vdekjes, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës












