Lajme
Në Gjermani bëhet thirrje që çdo person të vaksinohet me dozën shtesë
Ministrat rajonalë të shëndetësisë në Gjermani kanë rënë dakord që çdo person në vend të vaksinohet me dozën përforcuese anti-COVID pasi vala e katërt e pandemisë po zmadhohej në vend.
Spahn, ministri federal i shëndetësisë gjithashtu ka bërë thirrje për të njëjtën kërkesë. Sidoqoftë, komisioni gjerman i vaksinave, Stiko, i ka miratuar dozat përforcuese vetëm për personat mbi moshën 70-vjeçare dhe me ata që kanë sëmundje ekzistuese që janë më të rrezikuar.
Thirrja vjen pasi Gjermania të premten regjistroi 37 mijë raste të reja në 24 orët e fundit – një rritje rekorde për të dytën ditë me radhë.
Ministrat e shëndetësisë nga 16 shtetet e Gjermanisë u takuan për dy ditë bisedimesh se si duhet trajtuar trendi në rritje.
“Shtetet federale pajtohen që të gjithë personat që kanë kryer vaksinimin e plotë gjashtë muaj më parë ose më shumë, do të duhet të jenë në gjendje të marrin dozën përforcuese”, ka deklaruar, ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














