Lajme
Në “Hardh Fest” performon DJ i njohur zviceran
Këtë vit, përveç artistëve vendor, pjesëmarrës do të jenë edhe artistë ndërkombëtarë. Një nga DJ më të famshëm zviceran, si dhe shumë i njohur dhe i dashur për fansat e muzikës House, Alex Belluscio, do të performojë në skenën e Konakut, aty ku edhe do të mbahet koncerti për 2 netë rresht
Me sloganin “Për kokërr t’qefit”, festivali i vjeljes së rrushit “HardhFest” këtë vit do të sjellë shumë risi. Ky edicion do të vijë më i fuqishëm se asnjëherë më parë, thuhet në një njoftim të organizatorëve të festivalit.
Tri nga aktivitetet më të reja të cila iu bashkëngjitën festivalit për sivjet janë Promo skenat në qytet, Maratona e pijes dhe Karnavali i qytetit.
Gjithashtu, këtë vit, përveç artistëve vendor, pjesëmarrës do të jenë edhe artistë ndërkombëtar. Një nga DJ më të famshëm zviceran, si dhe shumë i njohur dhe i dashur për fansat e muzikës House, Alex Belluscio, do të performojë në skenën e Konakut, aty ku edhe do të mbahet koncerti për 2 netë rresht.
Deri më tash është konfirmuar edhe grupi Elita 5, kurse në ditët në vijim do të publikohet i gjithë lineup i koncertit.
Tashmë Këshilli Organizativ i festivalit është duke punuar intensivisht për finalizimin e aktivitetet.
“Hardhfest” do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator. Edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit, ndërsa, Partner i festivalit këtë vit do të jetë StoneCastle, kompani që feston 10 vjetorin e themelimit, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













