Kosova
Në Itali u mbyt nga roboti, familja Gashi angazhon avokat
Xhaxhai i tij, bën të ditur se do të angazhojnë një avokat lidhur me hapat që do t’i marrin tutje ndaj kompanisë
Familja e Shpejtim Gashit nga Balinca e Malishevës ka hapur dyert për ngushëllime, pasi i biri i tyre vdiq në vendin e tij të punës në Itali nga goditja e një roboti.
44-vjeçari deri të dielën ishte në pushime në vendlindje, ndërkaq të hënën e kishte nisur ditën në kompaninë e mobileve, ku punon tash e 20 vjet. Pas goditjes së marrë, nuk arriti të mbijetojë, raporton KTV.
Vajza e tij, Bleona Gashi, rrëfen momentet e fundit me babanë e saj, i cili shkoi në punë dhe nuk u kthye më, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, axha i Shpejtimit, Mehmet Gashi, thotë se ende nuk i dinë saktësisht rrethanat e vdekjes së nipit. Bën të ditur se do të angazhojnë një avokat lidhur me hapat që do t’i marrin tutje ndaj kompanisë.
Prej vitesh, 44-vjeçari shqiptar jetonte me gruan dhe tre fëmijët e tij në Itali.
Trupi i tij pritet të sillet mbrëmjen e së premtes, ndërsa varrimi do të bëhet të shtunën.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












