Kriza në Ukrainë
Në konceptin e saj të ri, NATO shpall Rusinë si kërcënimin më të madh
"Marrëdhëniet mund të ndryshojnë përsëri vetëm nëse Rusia pushon sjelljen e saj agresive dhe respekton plotësisht ligjin ndërkombëta"
Krerët e shteteve dhe qeverive të 30 vendeve të NATO-s kanë vendosur për një koncept të ri strategjik për aleancën ushtarake, transmeton albinfo.ch. Në dokumentin bazë për planifikimin politik dhe ushtarak, Rusia përshkruhet si “kërcënimi më i madh dhe më imediat për sigurinë e aleatëve dhe për paqen dhe stabilitetin në zonën euro-atlantike”.
Nga ana tjetër, Kina identifikohet si sfidë.
Koncepti i ri strategjik zëvendëson versionin e mëparshëm të vitit 2010. Në atë kohë, aleatët ende shpresonin se koha e tensioneve të mëdha me Rusinë kishte përfunduar dhe po llogarisnin në një “partneritet të vërtetë strategjik” me këtë vend.
Koncepti i ri tani thotë: “Në funksion të politikave dhe veprimeve të tyre armiqësore, ne nuk mund ta konsiderojmë Federatën Ruse si partnerin tonë”, shkruan srf.ch. Marrëdhëniet mund të ndryshojnë përsëri vetëm nëse Rusia pushon sjelljen e saj agresive dhe respekton plotësisht ligjin ndërkombëtar.
Megjithatë, NATO mbetet e gatshme të mbajë hapur kanalet e komunikimit me Moskën në mënyrë që të reduktohen rreziqet, të parandalohen përshkallëzimi dhe të krijohet më shumë transparencë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













