Lajme
Në Kroaci mbahet rundi i balotazhit në zgjedhjet presidenciale
Vendvotimet janë hapur në Kroaci për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Rreth 3,8 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të zgjedhin sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviq, shkruan Koha.net.
Këto zgjedhje po shihen si test për partinë në pushtet, HDZ.
Presidentja aktuale, Grabar-Kitaroviq doli e dyta në rundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për postin e presidentit.
Posti i presidentit në Kroaci është kryesisht post ceremonial, por ekspertët thonë se nëse Grabar-Kitaroviq nuk fiton zgjedhjet presidenciale, kjo do të mund të shkaktonte probleme për kryeministrin Andrej Plenkoviq nga partia HDZ, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me vendin, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit