Lajme
Në Norvegji u prezantua anija e parë me bateri
Yara Birkeland bëri udhëtimin e saj të parë drejt Norvegjisë, raportojnë mediat botërore. Bëhet fjalë për një varkë elektrike 80 metra e gjatë dhe lundrimi i saj do të realizohet me karikim të bateriave. Anija ka tetë dhoma që mbajnë bateri me një kapacitet prej 7 megavatë orë, që është e barabartë me 100 makina elektrike të Tesla-s.
Anija do të karikojë bateritë e saj përpara udhëtimeve dhe, sipas kësaj teknologjie të re, do të reduktohet emetimi i 1,000 tonëve dioksid karboni në ajër, që është e barabartë me 40,000 udhëtime me makina me naftë. Kompania që zotëron anijen e re menaxhon 40,000 kamionë në vit si pjesë e transportit të saj të mallrave. Transporti i mallrave me anije do të zëvendësojë përdorimin e kamionëve. Kjo kompani është aktualisht një nga prodhuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit në Norvegji.
Varka autonome elektrike ka një kapacitet prej 120 kontejnerëve dhe është produkt i kompanisë Enova, e cila promovon burimet e rinovueshme të energjisë. Kjo anije do të jetë në gjendje të ngarkojë dhe të shkarkojë në mënyrë të pavarur dhe të lundrojë pa pjesëmarrjen njerëzore. Fillimisht do të ketë një periudhë prove prej dy vjetësh, ndërsa lundrimi klasik me njerëz do të kryhet rregullisht nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Transporti nëpër botë, së bashku me udhëtimin ajror, është përgjegjës për krijimin e 5 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë. Këto gazra të dëmshëm çojnë në një rritje të temperaturës globale të ajrit. Me rritjen e ekonomisë globale në të ardhmen, emetimet e gazeve serrë pritet të rriten nga transporti, përveç nëse kompanitë e transportit kalojnë në teknologjinë e gjelbër që nuk lëshon gazra të dëmshëm në ajër.
Industritë e transportit janë zotuar të arrijnë zero emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2050.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?