Kosova
Në Parlamentin e Serbisë, pozitë e opozitë akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin
Sot, deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se tollovia në seancën e konstituimit të Kuvendit të Serbisë u karakterizua me akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës se kush është “bashkëpunëtor i Kurtit”, përcjell albinfo.ch.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi.
“Përveç verifikimit të mandateve, nuk është arritur të zgjedhet kreu i Parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë-opozitë se kush është ‘bashkëpunëtorë i Kurtit’. Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, ka shkruar ai.
Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku u konfirmuan mandatet e deputetëve të përbërjes së re, kaloi me fishkëllima nga opozita.
Deputetët e opozitës ishin para foltores me pankarta ku shkruhej “I keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutë, kthejini mandatet”.
Lista e opozitës ‘Serbia kundër dhunës’ pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që pushteti e refuzon.
Për shkak të akuzave për vjedhje zgjedhore, deputetët e koalicionit ‘Serbia kundër dhunës’ e kanë bërë betimin në korridorin e Kuvendit dhe jo në sallë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











