Lajme
Në Prishtinë e Tiranë nisin aksionet për ndihmë të prekurve nga përmbytjet
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë euro popullsinë e prekur nga përmbytjet në Maqedoni. Në njoftimin për media nga BIK-u thuhet se ditën e premte më 12 gusht, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë do të organizohet aksion humanitar
Përderisa sot në Maqedoni është ditë zie për viktimat e vërshimeve të rrethinës së Shkupit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka nisur një aksion humanitar për grumbullimin e të mirave materiale për ndihmë të prekurve nga përmbytjet.
Në njoftimin për media nga BIK-u thuhet se ditën e premte më 12 gusht, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë do të organizohet aksioni humanitar.
Po ashtu, gjatë ditës së hënë, mediat nga Tirana raportuan se edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë euro popullsinë e prekur nga përmbytjet në Maqedoni.
Bushati ka bërë të ditur se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë informacione mbi dëmet e shkaktuara, me qëllim për të shfrytëzuar sa më mirë këtë fond.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











