Lajme
Në qershor pritet që Biden të takohet me Putinin
Në një deklaratë për mediat amerikane, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se beson që do të takohet në qershor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ndërsa po punohet për caktimin e kohës dhe vendit për samitin e propozuar prej tij, përcjell albinfo.ch.
“Kam besim se do të arrijmë ta bëjmë këtë. Nuk kemi ndonjë vend apo kohë të saktë. Për këtë është duke u punuar”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë të premten, kur u pyet për takimin me Putinin në qershor, gjatë udhëtimit të tij të planifikuar nëpër Evropë.
Po ashtu presidenti amerikan tha se grumbullimi masiv i trupave ruse afër kufirit me Ukrainën dhe në Krimenë e aneksuar nuk ndikon në dëshirën e tij që të ketë takim kokë më kokë me Putinin, shkruan Free Europe.
Në muajin prill, Joe Biden e ofroi mundësinë e takimit me Putinin në një shtet të tretë për të diskutuar rreth tensioneve në rritje për disa çështje, përfshirë kërcënimet ushtarake në Ukrainë, sulmet kibernetike dhe trajtimin e opozitarit rus, Aleksei Navalny.
Përpjekjet për organizimin e takimit të nivelit të lartë i ka konfikuar edhe Moska zyrtare. Ndihmësi kryesor i Vladimir Putinit për politikë të jashtme, Yury Ushakov, më 25 prill ka deklaruar se kanë filluar planet për takim kokë më kokë mes dy presidentëve. “Po përmendet qershori, madje ka edhe data konkrete”, tha ai para gati dy javësh.
Ndonëse presidenti Biden vazhdimisht ka thënë se do të mbajë qëndrime të ashpra ndaj Rusisë sa u përket politikave armiqësore, ai gjithashtu ka bërë të ditur se po përpiqet të krijojë bashkëpunim mes dy palëve në fushat ku ekziston interesi i përbashkët. Këtu përfshihen ndryshimet klimatike, Koreja Veriore, paqja në Afganistan dhe marrëveshja bërthamore me Iranin.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














