Uncategorized
Në trenat gjermanë, konduktorët do të bëjnë kontrollimin e certifikatës
Sipas një zëdhënëseje të Deutsche Bahn, kontrollimi në tren është bërë edhe më herët, që nga futja e rregullit 3G, por ai nuk kryhej nga konduktorët
Në Ndërmarrjen Federale të Hekurudhave të Gjermanisë, Deutsche Bahn, nga e mërkura, 8 dhjetor, konduktorët kanë për detyrë të kontrollojnë edhe certifikatat 3G.
Nuk do të ketë kontrollim të të gjithëve por sipas parimit të rastësisë, shkruan srf.ch.
Pasagjerëve të cilët nuk kanë me vete dëshmi testimi, vaksinimi ose shërimi (3G) duhet t’u kërkohet “me maturi dhe mirësjellje” të zbresin në stacionin tjetër qendror, raporton paraprakisht rrjeti editorial i Gjermanisë.
Ky rrjet citon udhëzimet e brendshme nga DB Regio, transmeton albinfo.ch.
Në rast refuzimi, duhet të thirret Policia Federale.
Sipas një zëdhënëseje të Deutsche Bahn, kontrollimi në tren është bërë edhe më herët, që nga futja e rregullit 3G, por ai deri më tani nuk kryhej nga konduktorët.
“Në transportin lokal ne kemi rënë dakord me këshillat e punës që konduktorët në trenat RE dhe RB të përfshihen gjithashtu në testin 3G. Ekuipazhi i trenit do të mbështetet nga personeli i sigurisë”, ka thënë zëdhënësja.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













