Shqipëria
Në Velipojë po mbahet festivali ballkanik i skulpturave nga rëra
Gjashtë artistë nga vende të ndryshme të Evropës, kompozojnë e riprodhojnë në rërë portrete nga më të veçantat.
Një festival i veçantë po zhvillohet në bregdetin e Velipojës në Shqipëri. Për tri ditë më radhë atje është duke u zhvilluar festivali unik i skulpturave të rërës, “LAS Art Festival”.
Gjashtë artistë nga vende të ndryshme të Evropës, kompozojnë e riprodhojnë në rërë portrete nga më të veçantat, raporton Albinfo.ch.
Një nga artistet thotë se ka filluar të merret me këtë lloj arti tash e shtatë vjet. “Sapo fillova dhe po tentoj të bëj 4 portrete fëmijësh në gjendje të ndryshme emocionale dhe ndjesitë e tyre dua t’i tregoj përmes rërës. Kam 7 vite që bëj këtë lloj arti dhe nëse e ndjek vazhdimisht nuk është e vështirë, pavarësisht se sa duket. Është njësoj si puna juaj për ju”, thotë ajo.
Një tjetër ka zgjedhur ta bëjë skulpturën e humanistes së madhe shqiptare. “Zgjodha të bëj Nënë Terezën, së bashku me një djalë të vogël sepse ajo është shqiptare, është me e famshmja dhe unë e dua shumë, pavarësisht se jam nga Bullgaria. Unë jam pedagoge në Universitetin e Arteve atje dhe kjo është puna që dua. Skulptura më e madhe që kam bërë është 15 metër”, thotë ajo.
I vetmi skulptor shqiptar që merr pjesë në këtë festival është Ardiani. Organizatorët synojnë që këtë festival ta zhvillojnë vit pas viti, për ta futur Velipojën në hartën e organizimeve botërore të këtij lloji.
“LAS Art Velipoja” u zhvillua falë mbështetjes se Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













