Lajme
Në vend se me pasaportë, shqiptari identifikohet me foton nga celulari
Ai ishte i kërkuar nga prokuroria publike në Neuruppin për shkelje të ligjit të qëndrimit dhe për këtë duhej të konfiskohej pasaporta e tij

Një 26-vjeçar shqiptar u identifikua në një kontroll të policisë federale më 11 korrik 2022 vetëm përmes fotos në celular të pasaportës së tij dhe u dënua për punësim të paligjshëm.
Rreth orës 19:45 ai është gjetur në qytetin Bautzen, ku kishte marrë një makinë me qira, transmeton albinfo.ch. Shqiptari i ri nuk kishte pasaportë me vete dhe u tregonte policëve vetëm fotot nga celulari. Përveç kësaj, ai ishte i kërkuar nga prokuroria publike në Neuruppin për shkelje të ligjit të qëndrimit dhe për këtë duhej të konfiskohej pasaporta e tij, shkruan polizeipresse.de.
Gjithashtu, u konstatua se ai kishte punuar më parë në kantiere në Gjermani pa vizë apo leje pune.
26-vjeçari u dërgua në paraburgim. Ai duhet të përgjigjet për shkeljen e ligjit të vendbanimit, përcjell albinfo.ch. Hetimet për punësim të paautorizuar janë duke vazhduar. Do të shqyrtohen masat për përfundimin e qëndrimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarja, në ballinën e revistës botërore “Harper’s Bazaar” Blerta Veseli, bukuroshja nga Gjilani, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e modës nëpër vende...
-
Edhe Shkolla Shqipe në Lozanë festoi Ditën e Flamurit
-
Konferenca e Investitorëve të Bizneseve Suedeze në Kosovë
-
Takim me veprën letrare të Drita Ademit
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Nga nesër, vinjetat elektronike për vitin 2024 Do të jetë lansimi i Big Bang-ut të e-vignetave këtë të premte. Edhe pse ngjitësit elektronikë...
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
-
Propozimi i ri: Ata që punojnë me kohë të plotë, duhet të paguajnë më pak taksa
-
A do të bëhet obligative mbajtja e maskës në transportin publik në Zvicër?
-
Zvicër: Sot është dita e fundit për të anuluar oferten aktuale të sigurimit shëndetësor