Kosova
Në veri të Kosovës vendosen postera të rinj
Disa postera janë vendosur në pjesë të ndryshme në Mitrovicë të Veriut të premten.
“Një grup i grave i ka vendosur këta postera, në disa vende në Mitrovicë të Veriut, si një lloj aksioni ose proteste e tyre”, ka deklaruar shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë, përcjell albinfo.ch.
Në njërin nga posterat, fotografitë e të cilave i ka publikuar radio Kontakt Plus, paraqitet një zyrtar policor duke kontrolluar një fëmijë, afër të cilit shihen biskotat serbe “Plazma”.
Në një tjetër shihet një pastruese me logo të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i fshehur biskotat “plazma”. Dhe, në një tjetër një person i maskuar, duke gjuajtur një kuti të këtyre biskotave.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër












